Operacioni policor, pesë persona të arrestuar

14:30 | 18 Gusht 2016
M. A.

Policisë dhe Dogana e Kosovës ka zhvilluar një operacion në 14 lokacione për identifikimin dhe luftimit të veprave penale, konkretisht kundër kontrabandimit dhe falsifikimit të mallrave, me ç’rast janë arrestuar pesë persona.

Të arrestuarit sipas burimeve të KosovaPress, janë të dyshuar për vepër penale kontrabandim i mallrave dhe shmangie të pagesës së tarifave doganore.

Të njëjtat burim i kanë thënë KosovaPress se gjatë këtij aksioni janë gjetur edhe disa dokumente të cilat do të përdoren si dëshmi.

Por veç kësaj është zbuluar edhe një fabrikë e improvizuar si fabrikë e mallrave./

Shpërndaje në rrjete sociale