Shoqata e të Verbërve të Kosovës njofton se anulohet protesta e paralajmëruar për nesër.
Nuk japin detaje më të hollësishme por në njoftim thuhet se anëtarësia e saj, pas një analize të bërë ka vendosur të anuloj protestën e paralajmëruar.
Ndryshe, Forumi Rinor i Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, patën paralajmëruar protestë për 1 Maj, Ditën Ndërkombëtare të Punës, ku sipas tyre, kishin për qëllim të shprehin pakënaqësinë e tyre në lidhje me mosrespektimin e të drejtave të tyre për punësim.
Protesta qe planifikuar të fillonte në ora 10 pranë Bibliotekës Kombëtare, për të vazhduar më pas drejt komunës, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, si dhe për t’u përmbyllur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës./arbresh.info/
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...
Dyshohet për hedhje të gazit lotsjellës pranë Kuvendit të Ko...
Haxhiu: Kjo rrugë e nisur mbarë, nuk e meritonte të ndërprit...