Bariu Asllan Muzlijaj për vite me radhë ka kultivuar gjedhin, të cilin e ka burimin e vetëm për mbijetesë.
Gjatë gjithë sezonit të verës ai dhe bashkëshortja e tij në Bjeshkët e Vajdullit të Istogut kujdesen për 14 krerë gjedhi.
Sëmundja Gungore e lëkurës së gjedhit ka prekur edhe dy krerë të tij gjë që po e tmerron atë, raporton KTV.
Derisa nuk mund t’i ndalë lotët për atë se çka po u ndodh gjedhëve të tij fajin për këtë ai po ia lë trafikimit të gjedhit në mënyrë ilegale prej nga po përhapen sëmundjet.
Bariu Asllan Muzlijaj thotë se askujt nuk po i bëhet vonë për dëmet që po u shkaktohen.
Sëmundja e lëkurës së gjedhit ka prekur edhe gjedhët e Ismet Muzlijajt. Veterinari, i cili erdhi për ta kontrolluar gjedhin e tij të sëmurë, thotë së kjo sëmundje nuk ka shërim.
Sipas tij, duhet të sigurohen vaksina për gjedhët e paprekur nga kjo sëmundje, e cila po përhapet me të madhe nga mushkonjat që kafshojnë ato.
Përveç kësaj, ngordhja e gjedhëve që është bërë në disa fshatra të kësaj komune është bërë problem i groposjes së tyre.
Duke mos pasur një vend të caktuar për t’i groposur ato, shumë afër qytetit të Istogut dikush ka hedhur ato buzë rrugës, gjë që rrezikon banorët për shkak të kundërmimit.
Por rreziku qëndron edhe në faktin se insektet konkretisht mizat, mund ta bartin infeksionin te kafshët tjera.
Kjo sëmundje ka prekur edhe shumë gjedhe të tjera në Sudeniq, Cërcë, Kaliqan e disa fshatra të tjera.
Ngjarje e rëndë në Shqipëri, vdes 65-vjeçarja pasi u sulmua ...
“Hendeku është i pakapërcyeshëm”, dështojnë bisedimet mes Ir...
Real Madridi i rikthehet në garë për Konaten, por ka një pro...
Rizvanolli kërkon të ndalen keqinterpretimet dhe keqinformat...
Pse gratë janë më skeptike ndaj inteligjencës artificiale se...
Çmimi i arit rikthehet mbi 5000 dollarë