Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu ka thënë se pas dy momenteve vendimtare të klanit pronto, kapja e shtetit u intensifikua, ekonomia u dërmua, zajednica u fillua, ndërsa me ngulm demarkacioni po tentohet.
Ja postimi i plotë i Sejdiut në facebook:
Sa për rikujtim:
Në vitin 2010 vjedhja industriale e votave u dëshmua, u pranua por edhe u legjitimua duke i lejuar atyre që manipuluan me votën të formojnë qeverinë.
Në vitin 2014 gjykata kushtetuese në shpërputhje të plotë me frymën e kushtetutës nuk i dha një shumice legjitime prej 63 deputetëve të drejtën e formimit të qeverisë vetëm pse PDK nuk ishte pjesë e kësaj qeverie.
Dhe pas të dyja këtyre momenteve vendimtare kapja e shtetit u intensifikua, ekonomia u dërmua, zajednica u fillua, ndërsa me ngulm demarkacioni po tentohet.
“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndë...
Konjufca: Mërgata në Amerikë nyja që lidh Kosovën me SHBA-në
Llapi me reagim zyrtar, ankohet në referim pas humbjes nga D...
Pacolli: Do të shkoj në Arbitrazh ndërkombëtar për Aeroporti...
Peter Magyar: I bëj thirrje popullit serb të marrë forcë nga...
Shefi i Hezbollahut refuzon bisedimet e planifikuara Izrael-...