SHBA: Vritet lideri i ISIS-it në Afganistan e Pakistan

09:38 | 13 Gusht 2016
M. A.

Kreu i ISIS-it në Afganistan dhe Pakistan, Hafiz Saeed Khan, ka vdekur në një sulm ajror të kryer nga forcat amerikane gjatë muajit të kaluar, thonë nga SHBA.

Në anën tjetër, agjencia afgane e Inteligjencës ka thënë se Saeed Khan, kishte vdekur nga një sulm ajror në provincën lindore të Afganistanit, Nangarhar.

Sidoqoftë nga ISIS vazhdojnë të insistojnë se lideri i tyre ka arritur t’i mbijetojë sulmit.

Të premten, nga SHBA-të kanë thënë se ai kishte mbetur i vrarë nga sulmi në Nangarhar, më 26 korrik./

Shpërndaje në rrjete sociale