Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi tash e disa kohë është tema më e përfolur në vend. Debate e konferenca të ndryshme janë zhvilluar për këtë temë, mirëpo pa rezultate konkrete.
Vendimi i kryesisë së Kuvendit që më 1 shtator të votohet marrëveshja e dy shteteve ka hasur në kundërshtim nga opozita si dhe disa deputetë të partnerit të koalicionit (PDK-LDK).
Ndërsa është pikërisht deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani e cila nga fillimi ka kundërshtuar këtë marrëveshje.
“Sa i përket marrëveshjes, tanimë jam deklaruar që nuk do t’i përkrahë dhe për këtë tashmë kam dhënë arsyet e mia”, ka thënë Osmani për “Indeksonline”
Ajo thotë se janë edhe disa deputetë të tjerë të partisë së Isa Mustafës të cilët kanë qëndrimin e njëjtë me të. “Siç e keni parë edhe ju në deklarime, në LDK ka edhe shumë deputetë të tjerë që e kanë po të njëjtin qëndrim”, ka shtuar Osmani.
Kurse deputetja është shprehur optimiste se cështja e demarkacionit nuk do të kaloj në seancën e shtatorit.
“Nëse merret për bazë vullneti i vërtetë i deputetëve, demarkacioni nuk do të kalojë”, ka përfunduar Osmani.
Ndërsa duhet përkujtuar që poërpos Osmanit, janë edhe disa deputetë të tjerë të LDK-së që kanë shprehur haptas qëndrimin e tyre për votën kundër ndaj kësaj marrëveshje.
Haxhiu sot merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për Ditën e ...
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip