Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli e ka vlerësuar vizitën e zv presidentit amerikan në Kosovë si një dhuratë për Kosovën nga një shtet mik i cili vazhdon ti qëndrojë Kosovës afër dhe ta ndihmojë në të gjitha fushat.
Vizita e Biden, sipas kryeparlamentarit kosovar është një mesazh iu fuqishëm dhe rikonfirmim i bashkëpunimit që kanë SHBA-të me Kosovën.
Gjatë një interviste në Radio Televizionin e Kosovës, Veseli tha se është krenari për qytetarët e Kosovës dhe institucionet e sajë se zv presidenti Biden do të rikonfirmoj në Prishtinë se miqësia e përhershme mes Washingtonit dhe Prishtinës do të fuqizohen.
Ai tha se pret nga Biden edhe mesazhe të qarta mbështetëse se Kosova duhet të vazhdojë rrugën e shtetndërtimit dhe konsolidimin e plotë të shtetësisë dhe rrugën e integrimeve evropiane përmes fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit regjional.
Haxhiu sot merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për Ditën e ...
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip