Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj duke ju drejtuar qeverisë, pretendon që koha kur merreshin vendime për Kosovën në bazë të interesave personale ka përfunduar
Limaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se drejtuesit e këtij regjimi po i sjellin Kosovës marrëveshje të dëmshme vetëm për përfitime personale.
“Drejtuesit e këtij regjimi për përfitime dhe për tentim të përmirësimit të imazhit personal, tash e një kohë Kosovës po i sjellin marrëveshje të dëmshme, dhe në kundërshtim me interesat e vendit Kosovën po e fusin në obligime të dëmshme ndërkombëtare, vetëm për përfitime personale duke rrënuar kredibilitetin e shtetit”, ka shkruar Limaj.
Ai më tej ka theksuar se për momentin drejtuesit e këtij regjimi duket që po arrijnë qëllimet personale por në fund do të dështojnë dhe do të jetë e vështirë për ta që ta rregullojnë imazhin e tyre personal.
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...