Reali ka mposhtur me lehtësi Almerian me rezultat 3 me 0 për të ngushtuar sërish distancën në pikë ndaj Barcelonës, që vazhdon të prijë në tabelë.
Takimi i xhiros së 34-të nisi më mirë për “Mbretërit”.
I pari që realizoi në ndeshje ishte James Rodriguez. Kolumbiani me një goditje të fuqishme nga distanca i dha epërsinë e parë Realit. Me golin e Rodriguezit në minutën e 44-të përfundoi pjesa e parë e ndeshjes.
Në pjesën e dytë Mauro Dos Santos realizoi gabimisht në portën e tij për të dyfishuar epërsinë e Realit. Dos Santos shënoi në minutën e 49-të.
Golin e fundit në takim e shënoi Alvaro Arbeloa në minutën e 84-të. Ai realizoi lehtësisht nga afërsia pas asistimit të Javier Hernandezit.
Tani Reali ka 82 pikë, dy më pak se Barcelona.
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...