Komedia e autorit Jeton Neziraj, “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës” ka marrë çmimin e publikut për teatër në “Direkleraras1 Seyirci Ödülleri” në Stamboll të Turqisë, kjo pas shfaqjes që kishte pasur në muajin tetor të vitit të kaluar.
Në këtë edicion, tema e përgjithshme ka qenë “Censura dhe autocensura” dhe komedia e autorit kosovar është vlerësuar si shfaqja më e mirë që reflekton këtë realitet në Turqi. Përzgjedhja është bërë nga vet publiku.
Komedia “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës” është inskenuar në Teatrin Shtetëror të Stambollit dhe është dhënë si premierë në tetor të vitit të shkuar. Nga ajo kohë, ka pasur mbi 100 repriza në Stamboll dhe qytete tjera të Turqisë.
Komedia në turqisht është përkthyer nga Senem Cevher, kurse regjine e shfaqjes e ka bërë regjisori i mirënjohur turk Atilla ^endil. Në shfaqje luajnë aktorët: Ozan Daara, Selçuk K1pçak, Gamze Yapar ^endil, Cengiz Baykal, ^ahin Çelik.
Pos “Fluturimit…” në Turqi janë inskenuar edhe dy drama tjera në Nezirajt, “Yue Madeleine Yue” dhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (dramatizim i romanit të Ismail Kadaresë).
“Fluturimi mbi teatrin e Kosovës” për herë të parë është vënë në skenë në dhjetor të vitit 2012, në Prishtinë, nga Qendra Multimedia. Produksioni Kosovar i kësaj komedie ka pasur dhjetëra repriza të suksesshme në Kosovë, Zvicër, Serbi, Maqedoni, Itali, Shqipëri e Slloveni./arbresh.info
Florent Hasani shkëlqen me dy gola ndaj Adana Demirsporit
ZYRTARE: Hekuran Berisha rikthehet tek Dukagjini
Juventusi i ofron Zhegrovën Evertonit për sulmuesin e tyre, ...
Rama intervistë për median izraelite: Antisemitizmi fillon m...
Dronët rusë godasin autobusin në Ukrainë, të paktën 12 vikti...
Dyshimet për manipulim me vota në rajonin e Mitrovicës, inte...