I dërguari i Kombeve të Bashkuara në Siri, Stefan de Mistura, i bëri thirrje Rusisë të lejojë OKB-në të menaxhojë korridoret humanitare në zonat e rrethuara të qytetit të Alepos.
Ai tha se Organizata i mbështeste në parim korridoret e tilla dhe se i kërkonte Moskës më shumë detaje se si do të funksionojnë ato. Rreth 300 mijë persona janë të bllokuar në lindjen e kontrolluar nga rebelët në Alepo, në mesin e bombardimeve intensive.
Rusia, një aleat kyç i qeverisë siriane, njoftoi se 3 korridore humanitare ishin hapur në Alepo për civilët dhe rebelët e paarmatosur dhe një i 4-t për rebelët e armatosur.
Një hap i tillë u mirëprit nga OKB, SHBA dhe agjenci të tjera. De Mistura deklaroi për gazetarët në Gjenevë se i sugjeronin Rusisë t’ia linin në dorë OKB-së menaxhimin e korridoreve.
Transplanti i parë i fytyrës/ Spanjë, realizohet për herë të...
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” ...
Spanja dhe Greqia shqyrtojnë ndalimin e rrjeteve sociale për...