Papa Francesku, ka vizituar kampin e Auschwitz, të premten, i njohur ndryshe si kampi i vdekjes gjatë luftës së dytë botërore, i ndërtuar nga nazistët. Qëllimi i vizitës së tij ishte që të ndjellë paqe në vendin ku forcat naziste të Adolf Hitlerit, vranë më shumë se 1 milion njerëz, shumica prej tyre hebre, transmeton FOX News.
Pas vizitës së tij në dhomat e gazit dhe në fabrikën ku digjeshin trupat e të burgosurve, Papa u lut në heshtje për 15 minuta, para se të takoj të mbijetuarit e këtij kampi.
Francesku është papa i parë që e viziton kampin e Auschwitz, i cili njihet si kampi më vdekje prurës në Evropë, gjatë luftës së dytë botërore.
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
“Misioni u krye me sukses” – astronautët f...
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...