Ai ka thënë se “Trepça” tani është me një status të mbijetesës, nuk është status zhvillimor.
“Në vazhdën e obligimeve tona që na takojnë, ne kemi bërë të gjitha përgatitjet, punët, angazhimet, sugjerimet profesionale që të vijë deri te një status zhvillimor. Kemi pasur takime të shumta me nivelin qendror, me bartësit e institucioneve, qoftë të Qeverisë apo të Parlamentit, dhe pasi kemi bërë edhe tryeza shkencore, me gjithë potencialin kuadrovik që është brenda dhe jashtë, e që janë të lidhura me “Trepçën”, kemi dalë me konkluzione dhe rekomandime mbi statusin zhvillimor çfarë duhet ta ketë “Trepça”, sugjeruar me një konsensus maksimal të të gjithë potencialit kuadrovik”, tha Tmava.
“Pastaj pasoi formimi i një komisioni ndërministror për një draftligj për statusin e ‘Trepçës’, kemi qenë edhe ne edhe përfaqësuesi i Sindikatës, kuadrot e tjera të ‘Trepçës’ dhe përfaqësues të institucioneve qendrore. Është bërë një draftligj i cili është përcjellë në Qeverinë e Kosovës dhe tani presim procedimin e tij në Kuvendin e Kosovës. Kemi një dakordim dhe konsensus të të gjitha subjekteve politike dhe grupeve parlamentare që Ligji për ‘Trepçën” të trajtohet me emergjencë dhe konform interesave të vendit. Draftligji i ka arritur objektivat që i pretendojmë për një status zhvillimor dhe presim që sa më shpejt ligji të miratohet”, tha ai.
Mijëra dokumente të Epstein u larguan pas identifikimit të v...
Laporta shpërthen ndaj Real Madridit dhe arbitrimit
Spiropali pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Asistenti Special ...
Irani pranon negociata me SHBA-në, por vetëm pa kërcënime dh...
Nika u drejtohet prindërve të viktimës: Ju shpreh ngushëllim...
Pacolli ndan pamje nga një fluturim mbi Alpet zvicerane