Ministria e Drejtësisë ka thënë se kësaj ministrie nuk i ka ardhur asnjë iniciativë nga ana e deputetëve për të proceduar Ligjin Anti-Mafia në Kuvendin e Kosovës.
Sipas tyre Kosova tashmë ka ligjin për Kompetenca të Zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së përfituar me vepër penale, dhe ky ligj mbulon mjaftë mirë të gjitha ato vepra të cilat konsiderohen si vepra penale.
“Duke iu referuar pyetjes tuaj lidhur me Ligjin Anti-Mafia ju informojmë se sipas teorisë Juridiko-Penale fjala Mafia është sinonim i organizatave kriminale. Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës respektivisht Kapitullit XXIV neni 283 ku bëhet fjalë për krimin e organizuar, pjesëmarrja ose organizimi i grupeve te tilla është vepër penale dhe si e tillë është vepër e ndëshkueshme”, thuhet në përgjigjen me shkrim të zyrës për komunikim të MD-së.
Po ashtu sipas dispozitave te Kodit Penal të Republikës së Kosovës, çfarëdo pasurie e përfituar me vepër penale konfiskohet në pajtim me mandatin që ka mbetet e përkushtuar për avancimin e legjislacionit edhe sa i përket kësaj çështje dhe si të tillë do të trajtoj çfarëdo iniciative legjislative eventuale. Mirëpo ende siç thonë këta zyrtar nuk ka ndonjë kërkesë nga ana e deputetëve për këtë çështje.
“Sa i përket kërkesës me ngulm tëdeputeteve Ligji Nr. 04/l-025për nisma legjislative në nenin 8 përcakton;Së paku gjashtë (6) deputetë të Kuvendit kanë të drejtë të nismës për të propozuar ligje sipasmënyrës së përcaktuar me Rregulloren e Punës së Kuvendit.Deri tani ne nuk kemi pasur kërkesë specifike për ketë çështje, dhe Ligji për kompetenca e mbulon aspektin substantiv dhe përmbajtjesor të kësaj fushe”, thuhet më tej në njoftimin e MD-së.
Ndryshe ditë më parë në një prononcim dhënë KosovaPress, deputetja nga radhët e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu pati thënë se gjatë javëve në vijim grupi i saj parlamentar do të dërgoj në kuvend projektligjin Anti-Mafia, projektligj ky i kërkuar tash e sa koha nga opozita dhe shoqëria civile./Arbresh.info
“Dividendi i luftëtarit”, Trump i jep çdo ushtari amerikan n...
KRU “Prishtina” njofton ndërhyrje në disa zona kyçe të kryeq...
Hamza: Fillimi i heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës lajm...
FIFA ndan shifër rekord për fituesin e Botërorit 2026, ulen ...
Votat “surprizuese” të Messit në The Best, mbështetje për PS...
Sulmi në Bondi, Albanese njofton masa të ashpra kundër gjuhë...