NISMA për Kosovën ka themeluar degën e partisë në Prishtinë, kryetar i së cilës do të jetë Shyqiri Bytyqi.
Në takimin e sotëm ishin të pranishëm kryetari i partisë Fatmir Limaj, kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s, Jakup Krashniqi, sekretari, Bilal Sherifi dhe anëtarë tjerë të kryesisë.
Gjatë takimit është bërë edhe themelimi i vetëm një dege të NISMA-s në Prishtinë, ku është zgjedhur këshilli dhe kryesia e re.
Kryetar i degës së NISMA-s për Kosovën në Prishtinë është zgjedhur, Shyqiri Bytyqi, njëherësh anëtar i kryesisë së NISMA-s për Kosovën. Ai ka falënderuar gjithë strukturat për besimin e dhënë, ku tha se së bashku do të punojmë në realizimin sfidave të NISMA-s, me plotë përgjegjësi.
Gjithashtu është bërë edhe konsolidimi i të gjitha nëndegëve të NISMA-s për Kosovën në Prishtinë, ku janë emëruar edhe udhëheqësit e rinj nëpër nëndegët përkatëse.
Lushaku-Sadriu: Albin Kurti deshti me e përmbys rendin kusht...
PDK mbledh urgjentisht degët, thotë se po mobilizohet për mb...
Njohësi i politikës, Lulzim Peci: Qëllimi i LVV-së i tejduks...
Arsenali ka në “radar” tre yjet e Suprligës turk...
Çitaku: PDK nuk nënshtrohet
Publikohen pamjet e mbërritjes zyrtare të mbretit Charles në...