Në Prishtinë po qëndron në një vizitë zyrtare ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, i cili, pasi takoi presidenten e vendit, Atifete Jahjaga, po i vijon takimet me zyrtarë tjerë shtetërorë.
Aktualisht, kreu i diplomacisë gjermane është duke e zhvilluar një takim me kryeministrin Isa Mustafa, takim pas së cilit do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
Më pas Steinmeier do të takohet edhe me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçin.
Ministri gjerman po e viziton Kosovën pas vizitës që i bëri Beogradit nga ku tha se askush në Evropë nuk i ka ndryshuar kushtet për Serbinë e as që ka vënë kushte të reja, sa i përket anëtarësimit të saj në BE.
Lushaku-Sadriu: Albin Kurti deshti me e përmbys rendin kusht...
PDK mbledh urgjentisht degët, thotë se po mobilizohet për mb...
Njohësi i politikës, Lulzim Peci: Qëllimi i LVV-së i tejduks...
Arsenali ka në “radar” tre yjet e Suprligës turk...
Çitaku: PDK nuk nënshtrohet
Publikohen pamjet e mbërritjes zyrtare të mbretit Charles në...