Veseli ngushëllon për vrasjet në Gjermani

14:07 | 25 Korrik 2016
M. A.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, u ka dërguar telegrame ngushëllimi kryetarit të Bundestagut gjerman, Prof. Dr. Norbert Lammert dhe familjeve të bashkatdhetarëve tanë që humbën jetën në sulmin e tmerrshëm në Munih.

Në telegramin e ngushëllimit dërguar homologut Lammert, kryeparlamentari Veseli tha se ai dhe qytetarët e Kosovës bashkëndjejnë dhimbjen me institucionet, qytetarët gjermanë dhe familjet e viktimave, transmeton Koha.net.

Po ashtu, kryetari Veseli u ka dërguar telegrame të veçanta ngushëllimi edhe familjeve Zabërgja, Segashi dhe Sulaj, për humbjen e më të dashurve të tyre.

“Në këtë ditë të rëndë pikëllimi e dhimbjeje, për Familjen dhe të dashurit tuaj, më lejoni që në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Shpërndaje në rrjete sociale