Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, të cilit ditë më parë nuk i ishte dhënë leja për të vizituar Kosovën, dje ka arritur në Mitrovicë.
Në një konferencë të mbajtur në Mitrovicë veriore, ai deklaroi se qeveria e tij kërkon “stabilitet dhe mbijetesë për serbët e Kosovës”.
“Duam stabilitet dhe mbijetesë për njerëzit tanë, shumë më shumë unitet mes njerëzve dhe, në vitet që kur u formua Qeveria e Vuçiqit, politika jonë është mbështetur në principet e prezantuara gjatë kohës kur qeveria është zgjedhur”, ishte deklarata e tij në konferencë.
“Principi i parë është se Serbia nuk e njeh dhe nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, i dyti është se do të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura me Kosovën nëpërmjet dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, dhe principi i tretë është se Qeveria e Serbisë do të përkujdeset për institucionet dhe njerëzit në Kosovë”, shtoi ai.
Gjuriq ka thënë se ka “vërejtur shumë probleme” në punën e institucioneve serbe në Kosovë, dhe ka shtuar se ka shumë punë, sidomos në sektorin e shëndetësisë dhe edukimit.
Vizita e Gjuriqit në Kosovë pritet të përfundojë sonte.
Përplasje e pazakontë për nënshkrimet mes Bahtirit dhe Lusha...
Nagavci, LDK-së: Po ju presim
Kica-Xhelili i reagon Kurtit: E për çka nënshkrimet e tua kr...
Çitaku: Kurti nuk ka kërkuar asnjëherë kandidat për presiden...
LDK e përsërit: I kemi 15 nënshkrime, presidenti duhet të zg...
Kurti: Nuk kemi asnjë problem me çfarëdo kandidati që mund t...