Arrestohen dy persona, sulmojnë policët në detyrë

11:14 | 20 Korrik 2016
M. A.

Policia në Mitrovicë ka  arrestuar  dy persona, B.H. 27 vjeçar, dhe U.B. 28 vjeçar, për vepër penale, ‘Sulm ndaj personave zyrtar  gjatë kryerjes se detyrës zyrtare’.

Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se ngjarja  ka ndodhur të martën rreth mesditës në rrugën “Agim Ramadani” në Mitrovicë.

Sipas tij, në kohën kur zyrtarët policorë kishin ndaluar të  dyshuarit  të cilët ndodheshin në një motoçikletë, dy të  dyshuarit përveç mos përfilljes se urdhrave, kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë duke iu shkaktuar lëndime  trupore, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor ne spitalin rajonal ne Mitrovicë

“Dy personat e dyshuar janë arrestuar, pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit të shtetit ndaj tyre  është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Ndaj tyre është iniciuar  vepër penale ‘ Sulm ndaj personave zyrtar ne kryerje të detyrës zyrtare’, ka thënë Zahiti.

Shpërndaje në rrjete sociale