Serbët e veriut të Mitrovicës nuk do të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë nëse atë e organizojnë institucionet kosovare.
Ata nuk besojnë se ky regjistrim do të organizohet deri në fund të këtij viti dhe synojnë që t’i inkurajojnë përfaqësuesit serbë në institucionet e Kosovës që të mos lejojnë të organizohet regjistrimi i popullatës. Kështu kanë treguar rezultatet e një ankete me qytetarët serbë të veriut të Mitrovicës, të cilën e ka realizuar portali “Kossev” në veri të Mitrovicës.
Sipas këtij portali, qytetarët e veriut të Mitrovicës kryesisht nuk kanë qenë shumë të disponuar të sqarohen rreth regjistrimit të popullatës në veri të Kosovës, të cilin tashmë e kanë paralajmëruar institucionet kosovare.
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit