Hyseni raporton për sigurinë, raportin e progresit dhe zbatimin e MSA-së

15:06 | 19 Korrik 2016
M. A.

Ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni raportoi sot para Komisionit për Siguri dhe Punë të Brendshme me ç’rast ka raportuar për situatën e sigurisë dhe çështje tjera.

Duke u ndaluar tek situata e sigurisë ai theksoi se institucionet përgjegjëse janë duke kryer punën e vet sipas kompetencave të tyre dhe gjendja është e mirë përveç sigurisë në trafik ku duhet marrë masa për rishikim të legjislacionit, sepse aty gjendja është shqetësuese, është shprehur ministri. Me tutje ai ka përshkruar situatën rreth radikalizmit ekstrem në Kosovë, bashkëpunimin rajonal dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si Interpoli.

Duke iu referuar, ndërkaq, obligimeve që dalin nga Raporti i Progresit dhe MSA-ja, tha se Ministria, të cilën e drejton, është duke bërë zbatimin e tyre, e duke i  dërguar të dhënat (imputet) tek Ministria e Integrimeve, si ministri koordinuese për këtë çështje.

Anëtaret e Komisionit kanë shtruar pyetje të ndryshme që kishin të bënin ne funksionimin e Policisë, me masat planifikuese për përmirësimin e situatës së sigurisë në trafik, luftimin e kriminalitetit, integrimin e pjesëtarëve të komuniteteve në Policinë e Kosovë, masat kundër trafikimit me qenie njerëzore, etj. në të cilat është përgjigjur ministri. 

Në fund të mbledhjes u vendos  që kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës,  Hilmi Mehmeti, të  raportojë në mbledhjen e radhës së Komisionit.

Shpërndaje në rrjete sociale