Presidenti Hashim Thaçi i ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.
Presidenti Thaçi i uroi mirëseardhje ambasadorit Sardi, të cilin e përgëzoi për marrjen e detyrës, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve të mira me Italinë, thuhet në njoftimin për media.
Ambasadori i ri italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, presidentin Thaçi e falënderoi për mikpritjen dhe tha se Italia dhe ai do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në rrugëtimin e saj euroatlantik.
Presidenti Hashim Thaçi e njoftoi ambasadorin Sardi për të arriturat e Kosovës dhe theksoi se institucionet e Kosovës po punojnë për t’i përmbushur obligimet ndërkombëtare, për fqinjësi të mirë dhe për bashkëpunim rajonal.
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit