Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Turqi deri më tani ka arritur mbi 200, raportojnë mediat e huaja, transmeton KosovaPress.
Sipas autoriteteve turke deri më tani janë të paktën 90 njerëz të vrarë, 41 prej të cilëve janë policë, ndërsa afër 50 janë civilë, të cilët ranë si martirë.
Nga dhuna e mbrëmshme në rrugët e Turqisë, pas përpjekjeve për grusht-shtet, të lënduar kanë mbetur 1,154, shkruajnë mediat e huaja
Ndërsa, shefi i aksionit të mbrëmshëm, Umit Dundar ka thënë se janë vrarë 104 rebelë, të cilët përkrahnin grusht-shtetin.
Po ashtu, është bërë e ditur se mbi 1 mijë ushtarë janë të arrestuar, ndërsa situata edhe më tej vazhdon të jetë konfuze./Arbresh.info
Rusia dhe Ukraina me armëpushim gjatë Pashkëve Ortodokse
Thaçi nga Haga: Shkëmbimi i territoreve synonte paqe të qënd...
Vdekja e kongresistit Engel/Kosova kujton mikun e madh dhe z...
Reuters: Lideri i ri suprem i Iranit ka plagë të rënda dhe s...
Negociatorët amerikanë dhe iranianë mbërrijnë në Pakistan pë...
Pavarësisht që gjyqi po shkon drejt fundit, Specialja ia vaz...