Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, u ka dhënë sot specialistëve të papunë lajmin se qeveria, më në fund, ka siguruar buxhetin për angazhim të përkohshëm të tyre në institucionet shëndetësore
Pas disa protestave të këtyre specialistëve, Rrahmani ka thënë se ka gjetur një zgjidhje të pjesshme për këtë problem ndërsa ka falënderuar kryeministrin Isa Mustafa për të cilin tha se ka ndihmuar në gjetjen e zgjidhjes.
“Pas angazhimit disa mujor në evidentimin e specialistëve të papunë dhe gjetjen e mundësisë së angazhimit të tyre të përkohshëm, sot morëm konfirmimin se do të ndahet buxheti, për angazhimin e përkohshëm të specialistëve të papunë”, ka shkruar Rrahmani në Facebook
Ai tha se shpreson se që nga fillim i vitit të ardhshëm “mund të mendojmë për angazhim të përhershëm të tyre në sistemin tonë shëndetësor”.
Rusia dhe Ukraina me armëpushim gjatë Pashkëve Ortodokse
Thaçi nga Haga: Shkëmbimi i territoreve synonte paqe të qënd...
Vdekja e kongresistit Engel/Kosova kujton mikun e madh dhe z...
Reuters: Lideri i ri suprem i Iranit ka plagë të rënda dhe s...
Negociatorët amerikanë dhe iranianë mbërrijnë në Pakistan pë...
Pavarësisht që gjyqi po shkon drejt fundit, Specialja ia vaz...