Mëngjesin e sotëm, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore, Departamenti i Përgjithshëm në Pejë, është bërë bastisja e shtëpisë, punëtorisë dhe lokaleve përcjellëse të pronarit të mishtores “Apetit” në Pejë.
Në polici i kanë deklaruar Indeksonline se në bastisje kanë marrë pjesë njësiti i AUV-së, njësiti doganor dhe Administrata Tatimore e Kosovës.
Bastisja është bërë pasi që dyshohet se personi i dyshuar bënë përpunimin e produkteve të mishit në mënyrë jo të rregullt dhe ilegale.
“Në depo dhe punëtorinë e të dyshuarit është gjetur një sasi e madhe e produkteve të mishit të përpunuar dhe të papërpunuar”, kanë deklaruar në polici.
Sipas inspektorëve të AUV-së dhe të Doganës, të dyshuarit do t’i konfiskohen produktet e mishit pasi nuk i plotëson kushtet për ushtrimin e kësaj veprimtarie dhe prejardhja e mishit është e dyshuar.
Kraske thotë se duhet të hetohet Lajçak, i cili është pro-se...
Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për masakrën e Iz...
Dy aksidentet e rënda në Turqi, Haradinaj: Jemi pranë popull...
Disa zona të Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës pritet të m...
LVV diskuton për zhvillimet politike e konstituimin e instit...
Jahjaga demanton raportimet: Kurrë s’ka pasur takim as...