Të paktën kështu është deklaruar shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.
Ai për Indeksonline ka thënë se Qeveria e Republikës duhet të tregohet e kujdesshme dhe t’i shtjerrë të gjitha mundësitë për këtë çështje, e tek pastaj ta sjellë për ratifikim në Kuvend.
Sipas tij, debati rreth marrëveshjes së demarkacionit është një çështje e cila është penguar në kohën kur është dashur të vjen në Parlamentin e Kosovës.
Grabovci thotë se për shkak të politizimit tej mase dhe të panevojshme të kësaj çështje, është pamundësuar zhvillimi i një debati.
“Tash kur jemi në këto rrethana të reja, pas gjithë këtij politizimi të skajshëm që i është bërë kësaj çështje, unë e vlerësoj që Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të jetë shumë e kujdesshme kur do ta bij në Kuvend këtë çështje dhe duhet t’i shtjerrë disa mjete që janë në dispozicion dhe duhet ta gjej kohën e duhur se kur është koha më e përshtatshme për të ardhur në Kuvend”, ka thënë ai.
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...