Ka vazhduar të martën faza e dytë e punimeve në rrjetin e kanalizimit 9 kilometra të gjatë në fshatin Frashër të Mitrovicës, projekt që i ka kushtuar komunës rreth 300 mijë euro.
Banorët e këtij fshati u shprehën të kënaqur tej mase për këtë projekt, për të cilin thanë se është punuar një kohë të gjatë.
Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, tha se ky projekt do të mundësojë që njëherë e përgjithmonë të zgjidhë problemin kaq madhor për këta banorëve, duke paralajmëruar përfundimin e punimeve pas dy muajsh.
Ai arsyetoi prolongimin e këtij projekti edhe me problemin e disa pronarëve të tokave, të cilët kanë penguar vazhdimin e punimeve deri tani.
“Tani jemi në fazën e dytë e cila do të jetë 9 kilometra, gjithsej do të thotë 11 kilometra… Ky fshat vërtetë ka pasur mungesë jashtëzakonisht të madhe të këtij kanalizimi, por edhe të ujësjellësit, dhe tani jemi duke kryer të dyja së bashku, dhe që ky fshat të jetë njëherë e përgjithmonë paralagje e qytetit dhe mos të jetë një fshat që ka mungesë elementare…Përfundimi i punimeve do të jetë brenda dy muajve…dhe ka kushtuar afër 300 mijë euro”, ka thënë Bahtiri.
Në anën tjetër, Mexhit Hasani, përfaqësues i banorëve të fshatit Frashër, ka bërë të ditur se ujërat e zeza për shumë vite kanë vërshuar fshatin, duke dëmtuar rrjetin e ujësjellësit, të mbjellurat, por duke krijuar edhe probleme mes fqinjëve.
Sipas tij, po bëhet një punë jashtëzakonisht e madhe për banorët e këtushëm dhe vetë fshatin, ndërsa ka falënderuar kryetarin Bahtiri, për të cilin tha se ka treguar interesim të vazhdueshëm për zgjidhjen e këtij problemi.
“Ky problem është që 10 vite… Këtu po bëhet një punë shumë e madhe pasi që ky problem është shumë i madh i bashkëqytetarëve të mi, sepse ujërat e zeza e kanë vërshuar tërë fshatin. Ka bërë dëme në rrjetin e ujësjellësit në ujë të pijshëm, pastaj kemi pasur probleme me insekte të ndryshme, me të mbjell-urat që na i kanë vërshuar dhe prishë prodhimin, pastaj probleme ndër fqinjësore, do të thotë ujërat e zeza s’ka pasur ku me i dërgu kështu që ka ardhur te problemi…Më në fund arritëm qëllimin që kjo punë të vazhdojë, dashtë zoti që kjo punë të kryhet me sukses”, theksoi Hasani.
Ndryshe, ky projekt ka filluar vitin e kaluar me ç’rast është kryer faza e parë në gjatësi prej rreth 2 mijë metra, ndërsa deri më 30 tetor të këtij viti pritet të përfundojnë edhe 9 mijë metra tjerë.
Kraske thotë se duhet të hetohet Lajçak, i cili është pro-se...
Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për masakrën e Iz...
Dy aksidentet e rënda në Turqi, Haradinaj: Jemi pranë popull...
Disa zona të Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës pritet të m...
LVV diskuton për zhvillimet politike e konstituimin e instit...
Jahjaga demanton raportimet: Kurrë s’ka pasur takim as...