Sandviçët janë ndër ushqimet më të lehta për t’u përgatitur, si dhe më të preferuarat për t’u konsumuar në mëngjes.
Ata nuk zënë shumë vend në çantë dhe mund t’i merrni me vete edhe në punë, transmeton Telegrafi.
Sandviçi me domate të nxehta dhe djathë brusketa
Përbërësit: Një baguette (bukë për sandviç), tri domate, një qepë, një karafil të hudhrës, gjysmë lugë gjelle borzilok të tharë, pak kripë dhe piper të zi, 200 gramë djathë mocarela.
I kombinoni domatet e prera me qepën, hudhrën, borzilokun, kripën dhe piperin në një tas. Ato i hidhni aty me kujdes, pastaj e mbuloni tasin me një kapak dhe e vendosni në frigorifer.
Furrën e nxehni në 190°C, ndërsa bukën për sandviç në mënyrë diagonale e preni në 12 rriska. E nxehni bukën në furrë për pesë minuta derisa të merr ngjyrë ari. Temperaturën e ktheni në 120°C. Sallatën me domate e vendosni në bukë me një lugë gjelle. Çdo sandviç e mbuloni me rriska të holla të mocarelës.
Bukën e sandviçit e nxehni prapë në furrë derisa të shkrihet djathi (kjo merr kohë vetëm dy minuta).
Sandviçin e shijshëm e shërbeni menjëherë!
ZRrE thotë se nuk do të ketë rritje të tarifave të energjisë
Doli në dokumentet e publikuara nga Dosja Epstein/ Mandelson...
17 armë zjarri të sekuestruara në rajonin e Prishtinës gjatë...
Arsenali synon t’i fitojë të gjitha trofetë këtë sezon, thot...
Komuna e Prishtinës thotë se rruga për Vranjevc është përgje...
Rritet numri i lindjeve në Kosovë, për katër vite lindën mbi...