Franca është finalisti i dytë në Kampionatin Evropian 2016.
Skuadra nën udhëheqjen e Didier Deschamps ka mposhtur Gjermaninë e Shkodran Mustafit me rezultat 2-0 në ndeshjen gjysmëfinale të zhvilluar në stadiumin Stade Velodrome, shkruan portali arbresh.info.
Edhe pse Gjermania dominoi për nga posedimi i topit (64%), numri i përpjekjeve (11) dhe numri i pasimeve të suksesshme (315), francezët ishin ata që shënuan brenda fraksionit të parë të ndeshjes. Një lojë me dorë në zonën e penaltisë nga Bastian Schweinsteiger në minutat e fundit të pjesës së parë i kushtoi gjermanëve.
Ylli i Atletico Madridit, Antonie Griezmann mposhti lehtë nga pika e bardhë portierin Manuel Neuer, i cili u hodh në anën e kundërt nga goditja e fortë sulmuesit 25-vjeçar., shkruan portali arbresh.info.[VIDEO]

Gjërat nuk shkuan mirë edhe në pjesën e dytë për gjermanët. Mesfushori Paul Pogba rrëmbeu topin pas një gabimi të madh në mbrojtje nga skuadra e Joachim Low në minutën e 71′ të ndeshjes duke krijuar edhe një asistim që përfundoi në rrjetën e Manuel Neuer lehtë nga goditja e Antonie Griezmann.
Ylli i Atleticos shënoi për 2-0 duke regjistruar edhe golin e gjashtë brenda këtij turneu madhështor, shkruan portali arbresh.info. [VIDEO]

Franca në finale do të përballet Portugalinë, ndeshje që zhvillohet më 10 korrik./arbresh.info
Shfuqizimi i Ligjit për Konfiskimin e Pasurisë, sipas njohës...
Kontratë rekorde, Saka do të bëhet më i paguari në historinë...
Aksi Ferizaj–Gjilan i pakalueshëm, rrugët tjera në Ferizaj t...
27 vite nga vrasja e Enver Malokut, Abdixhiku nderon jetën d...
Maqedoni e Veriut, mbahen zgjedhjet lokale në 4 komuna
SHBA-ja njofton për sulme “në shkallë të gjerë” kundër IS-it...