Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj po qëndron në vizitë zyrtare në Londër, ku ka takuar sot drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme Britanike.
Në një njoftim të MPJ-së, thuhet se në takim është biseduar për tema të rëndësisë së dyanshme si dhe për sfidat dhe përparimet e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane.
Murtezaj ka kërkuar që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej pavarësisht zhvillimeve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar.
“Çfarëdo qofshin zhvillimet pas referendumit për Brexit, Kosova beson fuqishëm që rruga jonë do të jetë rrugë e bashkëpunimit të shkëlqyer. Pa ndihmën tuaj ne nuk do të kishim arritur këtu ku jemi”, ka theksuar Murtezaj.
Nga ana e saj Mcilwham, duke vlerësuar raportet e mira ndërmjet dy vendeve konfirmoi mbështetjen britanike për Kosovën edhe në të ardhmen.
Murtezaj do të ketë takime të tjera në Ministrinë e Jashtme dhe në Parlamentin Britanik, ku do të takojë Graham Styles, shef i ekipit për Kosovën në Ministrinë e Jashtme si dhe Martin Vickers, kryetar i Grupit të Miqësisë me Kosovën në Parlamentin Britanik.
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...