Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se nga e marta, më 12 korrik ,rruga “Luan Haradinaj”, fillimisht pjesa në mes të rrugës “Garibaldi” dhe ASK (American School of Kosova), e pastaj edhe pjesa në mes të rrugës “Garibaldi” dhe Gjykatës Kushtetuese, do të mbyllet për shkak të zhvillimit të punimeve disa ditore në të nga Ndërmarrja “Termokos”.
Siç njofton Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi, në kuadër të rehabilitimit të rrjetit të ngrohjes, ndërmarrja “Termokos” do t’i ndërrojë gypat e vjetruar dhe do t’i zëvendësojë ata me të rinj.
Punimet do të zgjasin nga data 12 e deri më 27 korriknë të dyja pjesët e rrugëve të lartëpërmendura. Gjatë gjithë kësaj kohe, rruga “Garibaldi” do të jetë e hapur për qarkullim të plotë.
Komuna e Prishtinës ka ftuar qytetarët që të kenë mirëkuptim dhe që qarkullimin me automjete ta planifikojnë paraprakisht.
Kraske thotë se duhet të hetohet Lajçak, i cili është pro-se...
Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për masakrën e Iz...
Dy aksidentet e rënda në Turqi, Haradinaj: Jemi pranë popull...
Disa zona të Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës pritet të m...
LVV diskuton për zhvillimet politike e konstituimin e instit...
Jahjaga demanton raportimet: Kurrë s’ka pasur takim as...