Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka kërkuar nga Qeveria që të mos bëj fushatë politike me Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Selimi ka thënë në seancën e Kuvendit të Kosovës se asnjë cent nuk është ndarë rishikimin e buxhetit për FSK-në, që sipas tij, kjo tregon që Qeveria nuk e ka në agjendë shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura.
“Kam dëgjuar Qeverinë për themelimin Ushtrisë dhe kam dëgjuar se po përgatitet ligji i ri, por me aq sa po shihet për buxhetin ri paskan qenë premtime elektorale”, ka thënë Selimi, raporton Indeksonline.
Ai ka thënë se Qeveria nuk duhet më që Qeveria ta proklamojë më themelimin e Forcave të Aramatosura.
“Prandaj po kërkoj nga qeveria që të mos e proklamojë më themelimit e Forcave të Armatosura. Unë nuk e kuptoj si thonë këta po bëjnë ushtri e asnjë cent nuk e kanë ndarë për të”, ka thënë Selimi.
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...