Një person ka marr lëndime të rënda për shkak të goditjes nga autobusi në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zyrtarja e Policisë së Kosovës në Podujevë, Antigona Çitaku.
Ajo ka treguar se vozitësi i autobusit është arrestuar, ndërsa gjendja e personit është e rëndë.
“Në ora 13 e 27 ka ndodhur aksidenti në magjistralen Podujevë- Prishtinë, ku një autobus e ka goditur një biciklist. Biciklisti është një person i lindur në vitin 1967 me inicialet A.R, në ora 13 e 28 Policia dhe emergjenca kanë arritur në vend të ngjarjes dhe është transportuar personi për në Prishtinë me shenja jete, mirëpo sipas atyre lëndimet janë të rënda. Vozitësi i autobusit është arrestuar dhe gjendet për momentin në stacion”, ka thënë Çitaku
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...