Presidenti i FFK-së z. Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm pritën vëllezërit Fadil E Xhevdet Muriqi, dikur bashkëlojtarë te gjenerata e artë e KF”Prishtina”.
Vëllezërit Muriqi përgëzuan kryetarin Vokrri për pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA duke theksuar se ky është një sukses historik për futbollin e Kosovës pas një sakrifce të shumë brezave me dekada.
Ky sukses është edhe një dëshmi e madhe që kur njerëzit e duhur gjenden në vendin e duhur, sikur në këtë rast kur në krye të FFK-së u gjend legjenda e futbollit Fadil Vokrri dhe sekretari Eroll Salihu, atëherë rezultati nuk mungon, duke mos anashkaluar angazhimin e secilit në këtë drejtim.
Kryetari Vokrri i falënderoi vëllezërit Muriqi për këtë vizitë dhe i njohu ata për vështirësitë gjatë këtij rrugëtimi deri në pranim si dhe për planet dhe angazhimet që e presin FFK-në në periudhën e re. Kryetari Fadil Vokrri edhe njëherë vuri në dukej se ky sukses është kontribut i të gjithë atyre, që ndihmuan dhe mbajtën gjallë dhe u sakrifikuan për futbollin e Kosovës.
Të kujtojmë se vëllezërit Muriqi, tash e disa vite Fadili punon e jeton në Australi dhe një kohë ishte trajner i KF”Prishtina”, ndërsa Xhevdeti një ishte në Shibenik të Kroacisë e tri vitet e fundit gjendet në Gjermani.
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...