UNMIK ka lëshuar 36 urdhërarreste ndërkombëtare në emër të Kosovës.
“Aktualisht janë 36 urdhërarreste ndërkombëtare të vlefshme nga Njësia Ndërlidhëse e INTERPOL-it në kuadër të UNMIK-ut”, ka thënë për Jan Malekzade, nga Zyra për Informim në këtë mision, për Tribuna Channel.
Por në UNMIK nuk kanë dhënë detaje se për çfarë veprash penale janë lëshuar këto urdhërarreste dhe në çfarë periudhash kohore janë lëshuar ato.
UNMIK, vazhdimisht ka pranuar kërkesa nga institucionet vendore për personat që janë të vendosur jashtë Kosovës, e të cilët janë dyshuar se kanë kryer vepra penale.Përderisa Kosova nuk është anëtar me të drejta të plota në INTERPOL, si dhe nuk ka marrëdhënie kontraktuale me EUROPOL-in, nuk mundet që vet të lëshoj urdhërarreste ndërkombëtare.
Por, nëse prokuroria gjen fakte e dëshmi për krimet të kryera gjatë luftës nga forcat serbe në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar në vitin 2002 me INTERPOL-in, do të mundësojë lëshimin e urdhërarresteve edhe për këto krime.
Lëndët për krime të luftës kanë qenë kompetencë ekzekutive e EULEX-it.
E ky mision që nga viti 2008, nuk i ka zgjidhur 213 raste të kësaj natyre.
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...