Një shtëpi në pjesën historike të qyteti të Prizrenit është kapluar nga flakët pasditen e së dielës.
Shtëpia gjendet shumë pranë vendit ku javë më parë vdiq trevjeçarja Xheneta Gashi – pasi muri i një shtëpie u rrëzua mbi të.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, ka thënë për Klan Kosovën se është hera e tretë që po i vihet flaka shtëpive në atë pjesë, ndërsa të dyshuar ende nuk ka.
“Shtëpia e djegur është përballë Kishës katolike në pjesën historike të qytetit. Është hera e tretë që ka tentativë për djegie aty. Nuk ka të arrestuar ende për këtë rast”, ka thënë Berisha.
Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut bëhet me pasaportë shqiptare
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Vendimi i Komerciales, Oda Ekonomike thirrje që të mos polit...
MPB: Sistemi i hyrje-daljeve të BE-së me zbatim të plotë në ...
Kuvendi njofton për seancë të jashtëzakonshme nga ora 17:00
Arlinda Muqa zgjedhet anëtare joprokurore e Këshillit Prokur...