Java e Arkitekturës do të fillojë nesër në Prishtinë, ku temë kryesore do të jetë gjithëpërfshirja. Gjatë gjithë ligjëratat, punëtoritë, intervenimet, ekspozitat, shfaqje të filmave, studio e shtëpi të hapura, si dhe turne arkitektonike.
Sivjet përpos Fondacionit Kosovar të Arkitekturës, bashke organizator i Javës është edhe Future Architecture Platform.
Ligjëruesit më të dalluar këtë vit janë Martino Stierli, kuratori kryesor i Muzeut të Arteve Moderne në New York (MoMA); Jack Self kuratori i pavijonit Britanik në Bienalen e sivjetme të Arkitekturës; Jan Knikker, njëri nga partneret e studios se mirënjohur holandeze MVRDV; Elena Madison nga Project for Public Space; si dhe Bernard Khoury i njohur botërisht si arkitekti më i rëndësishëm arab i ditëve tona. Nga regjioni sivjet do ligjërojnë; Andrija Rusan, themeluesi i ORIS ditët e arkitekturës; Aljosa Dekleva nga studioja e mirënjohur Slovene Dekleva-Gregoric; Joni Baboci nga Bashkia e Tiranës, si dhe Erblin Bucaliu fituesi i parë i konkursit të Europanit nga Kosova. Kurse, nga platforma Future Architecture do jenë 6 arkitekt të ri evropjan që do prezantojnë idenë e tyr e mbi të ardhmen e arkitekturës, si dhe do debatojnë rreth saj me pjesëmarrësit.
Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut bëhet me pasaportë shqiptare
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Vendimi i Komerciales, Oda Ekonomike thirrje që të mos polit...
MPB: Sistemi i hyrje-daljeve të BE-së me zbatim të plotë në ...
Kuvendi njofton për seancë të jashtëzakonshme nga ora 17:00
Arlinda Muqa zgjedhet anëtare joprokurore e Këshillit Prokur...