Prindër! Kur flisni me fëmijën, sidomos për t’i tërhequr vëmëndjen, fjalën kryesore nuk duhet ta thoni të parën, pasi fëmija nuk e dëgjon. Për shembull kur fëmijës i thuhet “mos e bëj”, fëmija fjalën “mos” nuk e dëgjon. Kjo ka lidhje me mënyrën se si e mëson fëmija të folurin. Nëna ja rrokëson fjalët fëmijës kur do ta mësojë. Ajo shqipton rrokjen e parë dhe nxit fëmijën të artikulojë rrokjen e dytë. E njëjta gjë ndodh edhe me fjalën, nëna thotë fjalën e parë dhe fëmija shton fjalën e dytë. Nëna e fillon dhe femija e vazhdon.
Pra mësimi i shqiptimit fillon me rrokjen e fundit dhe dalëngadalë te fjala e fundit. Fëmija mësohet të përqëndrohet te rrokja dhe fjala e fundit. Kështu, kjo mënyrë të mësuari bëhet edhe mënyrë të dëgjuari. Të gjithe specialistët që meren me gjuhën dhe edukimin e fëmijës së vogël rekomandojnë, që gjatë të folurës të përdoren edhe shenjat, si lëvizja e kokës apo e dorës në mënyrë mohuese apo pohuese, pasi gjuhën e trupit fëmija e ka më të lehtë për ta kuptuar.
Duke i bashkuar të dyja, fjalët dhe shenjat, femija do ti marrë më mirë komandat dhe do të kuptojë më saktë se çfarë kërkohet prej tij dhe çfarë po i thuhet. Kjo “paaftësi” e fëmijës për të mos dëgjuar fjalën e pare, mund të zgjasë deri nga mosha 3-4 vjeç. Nëse prindërit tregohen të kujdesshëm në formulimin e komandave me fjalë fëmija e ka më të lehtë të zhvillojë përqëndrimin dhe të dëgjuarin sipas radhës së fjalëve, gjë që ndihmon shumë në të ardhmen në drejtim të vëmëndjes dhe zhvillimit te intelektit./living.al
Hamza prezanton programin ekonomik: Grante për bizneset, ene...
Fshatrat e Suharekës përballen me mungesë uji për shkak të r...
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Ambasada amerikane në Kosovë: Krishtlindje të gëzuara për të...
Rama uron Krishtlindjen: Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shem...
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...