Gjermani – Itali, gjysmë-finalisti i tretë vendoset në penalti (Video)

23:33 | 2 Korrik 2016
Arbresh Info

Gjysmë-finalisti i tretë në Kampionatin Evropian 2016 do të vendoset përmes penaltive.

Ndeshja në Stade de Bordeaux ndërmjet Gjermanisë dhe Italisë ka përfunduar me rezultat 1-1, shkruan portali arbresh.info. 120 minuta lojë nuk ishin të mjaftueshëm për të vendosur fituesin e takimit më të mirë të ndeshjeve çerekfinale.

Gjermania ishte skuadra e parë që siguroi avantazhin përmes mesfushorit të Arsenalit, Mesut Ozil, i cili realizoi oër 1-0 në minutën e 65′ të ndeshjes. Sidoqoftë, italianët barazuan shifrat për 1-1 përmes golit të shënuar nga Leonardo Bonucci nga pika e bardhë.

Brenda 30 minutave lojë shtesë të dy skuadrat shfaqën një paraqitje të mirë, por gjysmë-finalisti i tretë mbeti të vendoset nga penalltitë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale