Gjermani – Itali, ndeshja shkon në vazhdime (Video)

22:53 | 2 Korrik 2016
Arbresh Info

Koha e rregullt në ndeshjen çerekfinale ndërmjet Gjermanisë dhe Italisë që është duke u zhvilluar në stadiumin Stade de Bordeaux ka përfunduar me rezultat 1-1 duke dërguar takimin në vazhdime.

Ishte fillimisht Gjermania ajo që kaloi në epërsi pas më shumë se një ore lojë, shkruan portali arbresh.info. Superylli i Arsenalit, Mesut Ozil dërgoi në avantazh për 1-0 skuadrën gjermane në minutën e 65′.

Megjithatë, Italia barazoi shifrat për 1-1 vetëm 13 minuta më vonë përmes një goli të shënuar nga pika e bardhë nga Leonardo Bonucci./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale