Qeveria e Maqedonisë pritet të diskutojë në mbledhjen e caktuar ditën e mërkurë për shkurtimin e fondeve evropiane për këtë vit.
Kjo temë deri tani nuk është hapur në ekzekutiv ndonëse se Komisioni Evropian vendimin ai ka kumtuar Sekretariatit për çështje evropiane dhjetë ditë më parë.
Vendimi i BE-së për të shkurtuar fondet për Maqedoninë, sipas opozitës është ndikuar nga politikat e gabuara, shpenzimet joproduktive por dhe mungesa e partive në pushtet për ti dhënë fund ngërçit politik në vend.
“Në këtë moment në Republikën e Maqedonisë mjetet buxhetore shpenzohen në mënyrë jo produktive, kështu që këto fonde i mbeten BE-së dhe ajo i kthen prapa. Jemi të brengosur për këtë situatë, prandaj kërkojmë sa më parë ndryshimin e këtij pushteti jopopullor që i ka shkatërruar gjeneratat e ardhshme dhe jetët e njerëzve”, tha Blagoj Boçvarski, LSDM.
Vendimin e BE-së për të zvogëluar asistencën financiare për Maqedoninë, BDI-ja e ka quajtur veprim qëllimmirë për të ndihmuar vendin drejt zgjidhjes së krizës politike.
Partia shqiptare në pushtet vlerëson se situata politike ndikon në agjendën e integrimeve evropiane duke përfshirë këtu edhe asistencën financiare nga BE-ja.
Me këtë rast, partia e Ahmetit, ka apeluar për tejkalimin e shpejte të situatës duke arritur një zgjidhje të qëndrueshme
Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut bëhet me pasaportë shqiptare
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Vendimi i Komerciales, Oda Ekonomike thirrje që të mos polit...
MPB: Sistemi i hyrje-daljeve të BE-së me zbatim të plotë në ...
Kuvendi njofton për seancë të jashtëzakonshme nga ora 17:00
Arlinda Muqa zgjedhet anëtare joprokurore e Këshillit Prokur...