Gjatë ditës është raportuar se në Vojvodinë të Serbisë, saktësisht në Zhitishtë të Zrenjanin-it, një person ka vrarë pesë veta – përfshirë gruan e tij – dhe ka lënduar 22 persona të tjerë, por arsyeja nuk dihej.
Por, The Guardian raporton se vrasësi Sinisha Zlatiq, vetëm 38 vjeçar, të gjithë masakrën e ka bërë pas shkak të xhelozisë ndaj gruas së tij, njofton Klan Kosova.
Zlatiq ishte duke argumentuar ashpër me gruan e tij në lokal dhe më pas është larguar nga aty duke u rikthyer me një armë automatike të tipit Kallashnikov, shkruan Guardian.
Ministri i mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, e ka vizituar vendin e ngjarjes dhe nga aty u ka thënë mediave se ishte xhelozia e tepruar ajo që ka çuar deri tek akti makabër.
Sulmuesi është arrestuar nga Policia pasi ka tentuar të ikën nga vendi i ngjarjes.
Por, të gjithë janë të çuditur sepse Zlatiq nuk kishte asnjë precedent penal dhe banorët e njihnin si njeri të qetë.
12 minatorë të vrarë nga sulmi rus në Ukrainë
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht me lehtësi Yllin
“Memories” shpërthen gjithandej, reagon Gjesti: Pa fjalë…
Zyrtare: Jeremie Boga lojtari më i ri i Juventusit
Pacolli paralajmëron padi penale në Kosovë, Shqipëri, Emirat...
Kancelari Merz: Ndryshimet globale mund të përshpejtojnë zgj...