Mungesa e gjyqtarëve tashmë është bërë problem i të gjitha gjykatave të Kosovës, këtë problem po e ka edhe Gjykata Themelore në Gjilan.
Kjo gjykatë ka pasur mundësinë për hapjen e konkursit edhe për katër gjyqtarë, por një konkurs i tillë nuk u hap asnjëherë, e këtë nuk po e di as kryetari i kësaj gjykate, Zyhdi Haziri.
Ai në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se të gjitha lëndët të cilat sjellen në këtë gjykatë trajtohen me korrektësi, përfshirë këtu edhe lëndët që kanë të bëjnë me korrupsionin, ryshfetin, keqpërdorimin e detyrës zyrtare por edhe lëndët e ish-kryetarëve dhe kryetarëve të komunave që po trajtohen.
“Gjatë këtij muaji apo gjatë kësaj periudhe në gjykatën tonë janë kryer afër 20 lëndë të kësaj natyre, të këtij kapitulli, marrje-dhënie ryshfeti, keqpërdorim i detyrës zyrtare, sepse jemi të obliguar që kësaj natyre të lëndëve t’i japim prioritet. Për ne ajo çka është më e rëndësishmja, asnjë gjyqtarë deri sot në lëndët e korrupsionit që u përendën që janë gjykuar njerëz, ish-kryetar të komunave, por edhe kryetar të komunave aktiv që janë sot, ende nuk kemi ndonjë r ast kërcënimi nga pushtet tjera, për vendimin e marrë që e bënë gjykata. Nuk jam njoftuar nga gjyqtarët, jemi të pavarur dhe nuk jemi të ndikuar nga askush për vendimet”, tha Haziri.
Por përveç lëndëve ku po gjykohen ish-kryetar, dhe kryetar, ka pas edhe doganier, policë, mjekë, zyrtarë të Administratës Tatimore dhe inspektorë.
Në këtë gjykatë, ka pasur rënien në numrin e të dënuarve për narkotikë, por ka ngritje të peshës së narkotikëve.
Por në këtë gjykatë po ka edhe lëndë të trashëguara, vetëm gjatë këtij viti janë bartur 2 mijë e 219 lëndë, e për këto, Haziri tha se përmbi 27-28 mijë lëndë të kryera në divizionin kundërvajtës.
Sa i përket lëndëve të korrupsionit, ai tha se nuk ka pas korrupsion të natyrës së larë.
Qyteti i Gjilanit dihet që ka qenë edhe njëri nga qytetet i cili ka pas qytetarë me pjesëmarrje në luftëra të huaja. Për terrorizmin kjo gjykatë ka shpallur edhe fajtor, por Haziri thekson që kohët e fundit nuk është shënuar as edhe një rast i shkarjes në luftërat të huaja.
Por megjithatë, prioritet mbetën lëndët e strategjisë së korrupsionit dhe lëndë të natyrave më të vjetra të cilat janë deponuar paditë viteve më herët.
Ndryshe, Haziri tregon se në Komunën e Gjilanit për tri vite nuk ka pasur vrasje
“Memories” shpërthen gjithandej, reagon Gjesti: Pa fjalë…
Zyrtare: Jeremie Boga lojtari më i ri i Juventusit
Pacolli paralajmëron padi penale në Kosovë, Shqipëri, Emirat...
Kancelari Merz: Ndryshimet globale mund të përshpejtojnë zgj...
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përf...
Inter vazhdon serinë e fitoreve në Serie A, triumfon si mysa...