Veseli pret në Kuvend delegatët që miratuan Deklaratën e 2 Korrikut të vitit 1990

13:10 | 2 Korrik 2016
M. A.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka organizuar pritje për delegatët e Kuvendit të Kosovës të cilët miratuan Deklaratën e 2 Korrikut të vitit 1990.

Veseli në deklaratën e tij para këtyre delegatëve tha se kanë kaluar 26 vjet nga 2 korriku i nxehtë që ka qenë shumë i veçantë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Këta burra dhe gra dëgjuan thirrjet  e popullit dhe morën hapin më të rëndësishëm në histori. I falënderoj shumë këta koleg që kanë bërë këtë veprim duke dënuar vetën për të treguare se statusi i shqiptarëve duhet të ndryshoj në ish-republikën serbe”, tha ai.

13570070_10154200344945856_1210736884_o

Veseli falënderoj të gjithë kolegët duke thënë se përkujtojnë edhe të gjitha ata që sot nuk janë gjallë.

“Familjarët e tyre duhet të jenë krenar që ata kanë shpallur vendin Republikë. E quaj republikë sepse atë kohë vendi mori kthesë. Njëherit kritikoj kolegët deputet të cilët lëre që nuk respektojnë datat e tyre për kuvend po as datat historike siç është kjo sot që nuk kanë ardhur këtu për ta respektuar këtë ditë”, theksoi ai duke shtuar se nuk duhet të mbesim dhe të mburremi vetëm me histori.

“Duhet bërë ma shumë si në aspektin ligjor poashtu edhe në atë ekonomik ku shumica e popullit të Kosovës ende preken nga varfëria. Duhet të kemi përgjegjshmëri institucionale për vendin dhe të mos lejojmë që gjenerata jonë ta humb sakrificën në liri”, tha ai.

Ilaz Ramjali në emër të delegatëve të vitit 1990 tha se falënderon Veselin që po respekton këtë datë.

“Ai moment ka qenë moment ku ka përcaktuar gjendjen e Republikës së Kosovës. Poashtu iu falënderoj që përshëndetët familjet e 28 delegatëve që nuk gjenden në mesin tonë kështu ua përkujtuat se kontributi i tyre nuk është duke u harruar”, tha ai.

Sipas tij atë kohë kanë kryer obligimin e tyre mirëpo ai dërgoi edhe një mesazh për deputetët e sotëm.

“Ju kryetar dhe deputetët keni përgjegjësi ta qoni përpara Kosovën drejt një të ardhme më të mirë”, tha ai.

Bujar Gjurgjiala njëri nga delegatët  tha se janë krenar që në momentin e duhur kanë qenë në nivel të duhur.

“Kemi realizuar ëndrrën e popullit tonë në kushte shumë të vështira andaj jemi krenar dhe shumë të qetë për këtë”, tha ai.

Muharrem Shabani nënshkrues i deklaratës tha se u janë mirënjohës që këto ngjarje nuk po i lënë në harresë.

“Kjo ngjarje ka shprehur vullnetin e të gjithëve për liri për shpalljen e Kosovës republikë te barabartë me të gjitha njësitë tjera. Ishte nxehtë sepse snajperistat ishin në te gjitha anët dhe ne ishim të gatshëm ta bënim këtë andaj mos harresa e kësaj ngjarje është mos respekt”, tha ai duke shtuar se gjendja ekonomike atyre që humbën jetën nuk është mjaft e mirë.

“Të diskutohet mundësia që të paktën ta gëzoj një pension”, tha ai. /Arbrsh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale