Policia e Kosova ka reaguar pas raportimeve dhe fotove të plasuara nga disa qytetarë, se Policia e Malit të Zi, respektivisht Njësia Speciale e saj, ka hyrë brenda territorit të Kosovës, në Kullë, duke legjitimuar veturat e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka demantuar një informatë të tillë.
“Informatat që kanë dalë janë të pavërteta dhe të pabazuara. Polica jonë kufitare ka kryer detyrat dhe nuk kemi asnjë shkelje të raportuar në këtë aspekt. Mund t’ju them me kompetencë se gjatë gjithë kohës nuk ka pasur asnjë shkelje, për asnjë centimetër, të territorit të Republikës së Kosovës. Dhe, ne kemi qenë e jemi aktiv”, deklaroi zëdhënësi Hoxha për Radio Dukagjinin.
I pyetur rreth mundësisë së shkeljes dhe ngritjes së ndonjë pike në zonën neutrale nga ana e Policisë Malazeze, Hoxha ka hedhur poshtë edhe këtë mundësi duke thënë se e tëra çfarë mund të konfirmohet është shtimi i numrit të personelit malazez, por në territorin e tyre.
“Mund t’ju them se ata, për shkaqe të tyre dhe të zhvillimeve të fundit, kanë pasur shtim të personelit. Asgjë tjetër nuk qëndron”, shtoi Hoxha. /RTV Dukagjini
Me 90 vota për, miratohet Rezoluta për mbrojtjen e së vërtet...
Rezoluta për çmimet e naftës nuk miratohet, deputetët e Vetë...
Izraeli kërkon bisedime me Libanin, paralajmërohet rrezik pë...
Miratohet propozimi i LDK-së, rezoluta për çmimet e naftës z...
Shembja e rrugës në Prishtinë, Rama njofton për gjobat që ko...
Murati i përgjigjet Tahirit për rrogën e 13-të: Është në vul...