Kreu i partisë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur historike Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut të vitit 1990, të cilën e miratuan delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës.
Në një njoftim për media, thuhet se deklarata e 2 Korrikut të vitit 1990, është njëra prej ngjarjeve më domethënëse në rrugëtimin e Kosovës, drejt pavarësimit të saj.
“111 deputetët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, në rrethana të jashtëzakonshme, miratuan një deklaratë, me të cilën e shpallnin Kosovën, njësi të barabartë në federatën apo konfederatën jugosllave, dhe ky ishte hapi i parë institucional drejt pavarësimit të Kosovës’, thuhet në njoftim.
Më tej, në reagim theksohet se kjo datë renditet lartë në kalendarin e datave historike, andaj meriton respekt dhe një vend që i takon në historinë më të re të shtetit të ri të Kosovës.
“111 deputetët shqiptarë, dhe të tjerë nga radhët e pakicave jo-serbe, me aktin e tyre treguan pjekuri dhe përgjegjësi të lartë politike, në raport me proceset që po kalonte Kosova, në kontekstin e atëhershëm kohor. Të gjithë ata, pa përjashtim, duhet ta gëzojnë statusin e deputetit dhe të gjitha privilegjet që shkojnë me këtë status. Shteti dhe shoqëria e Kosovës, duke e njohur statusin e tyre, e njohin historinë e vet dhe rolin që pati ky brez i deputetëve në rrugëtimin e vështirë e të gjatë të Kosovës për pavarësi”, thuhet më tej në njoftim.
Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut bëhet me pasaportë shqiptare
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Vendimi i Komerciales, Oda Ekonomike thirrje që të mos polit...
MPB: Sistemi i hyrje-daljeve të BE-së me zbatim të plotë në ...
Kuvendi njofton për seancë të jashtëzakonshme nga ora 17:00
Arlinda Muqa zgjedhet anëtare joprokurore e Këshillit Prokur...