Sot në Gjilan do të kujtohen ditët e të dëbuarve nga Kosova Lindore, ku do të bëhet ekspozimi i fotove të cilat dëshmojnë dëbimin e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës nga forcat serbe në qershorin e vitit 1999, si dhe dhunën sistematike që pushteti serb ushtron mbi ata pak qytetarë që kanë mbetur atje.
Ngjarja fillon nga ora 16.30 dhe mbahet në Galerinë e Teatrit të Qytetit të Gjilanit. Kujtimi i të dëbuarve është organizuar nga Zyra për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, nën patronatin e Zyrës së Kryetarit të Komunës së Gjilanit. Po ashtu, do të marrin pjesë edhe shumë zyrtarë me ndikim në Republikën e Kosovës dhe në Kosovë Lindore.
Policia sekuestroi pesë armës zjarri gjatë javës së kaluar n...
Vuçiq: Serbia e ka ndalur eksportin e armëve
Zyrtare: Ballkani përforcohet me mbrojtësin kroat Ivica Bata...
Varroset sot 3-vjeçari i cili vdiq pasi u godit me veturë n...
Grabitja në një barnatore në Pejë – arrestohet një per...
Putin takohet me Ministrin e Jashtëm të Iranit në Moskë