Një ngjarje me elemente të veprës penale ‘vrasje në tentativë’ është iniciuar dhe proceduar në orët e paradites në një fshat të Mitrovicës.
Policia e Kosovës njofton se ngjarja fillimisht ishte raportuar për një person të lënduar, ndërsa njësitë policore me të arritur në vendin e ngjarjes bëjnë të ditur se i lënduar kishte mbetur viktima I. K. 57 vjeçar, të cilit ndihma e parë i ishte dhënë në spitalin rajonal në Mitrovicë, ku më pas është transferuar për në QKUK.
Policia ka identifikuar dhe ka arrestuar personin e dyshuar B. K. 41 vjeçar, ku në vendin e ngjarjes si provë materiale Policia ka konfiskuar një mjet të mprehtë sopatë, me të cilën dyshohet se i dyshuari ka sulmuar viktimën.
Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit kompetent të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...
Pëson lëndime të rënda me motor, vdes shtetasi i huaj në Pri...
Aksion policor në Mitrovicë, konfiskohen dy armë zjarr