Punëtorët teknik të fakulteteve të Prishtinës, sot protestuan para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Ata kërkuar nga rektori që ti merr për bazë kërkesat e tyre përndryshe ata paralajmëruan ndërprerje të punës në “mënyrë ligjore”, shkruan arbresh.info
Jusuf Azemi, kryetar i Shoqatës së Sektorit Privat ka thënë se deri me tani kërkesat e punëtorëve nuk janë respektuar sa duhet.
“Pas shumë thirrjeve dhe kërkesave për bisedime deri me tani vetëm kryetari i shoqatës ka biseduar me rektorin por nuk ka ndryshime. Deri me tani kërkesat e punëtoreve nuk janë respektuar sa duhet”, tha ai.
Ai më tej ka thënë se tash e tutje në mënyrë aktive “do të kërkojmë të gëzohet e drejta për 0.5 %”.
E, Hysni Gashi, kryetar i Shoqatës “Selman Network”, ka thënë se punëtoret teknik janë të diskriminuar në të gjitha aspektet.
“Ne do të vazhdojmë deri të realizohen kërkesat. Nuk kërkojmë asgjë jashtë ligjit vetëm çka na takon me ligj. Për punëtoret teknik paga minimale duhet të jetë 302 euro bruto”, tha ai. /Arbresh.info

Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...
Pëson lëndime të rënda me motor, vdes shtetasi i huaj në Pri...
Aksion policor në Mitrovicë, konfiskohen dy armë zjarr