Komuna e Prishtinës përmes një komunikate për media ka reaguar në lidhje me informatat nga disa medie elektronike të cilët kanë informuar se autobusët e Trafikut Urban kanë bartur pasagjerë për ditën e Vidovdanit në relacionin Mitrovicë – Gazimestan –Graqanicë dhe anasjelltas.
Ky është reagimi i plotë nga Komuna e Prishtinës:
Ne demantojmë këtë ne faktin se te gjithë autobusët në pronësi të NPK”Trafiku Urban”, kanë punuar sipas orarit të rregullt në linjën nr4 pa asnjë shkëputje në relacionet tjera. Ne ju informojmë se disa persona fizik kanë përdorur në autobusët e tyre logon e Trafikut Urban pa pëlqimin dhe dijeninë e menaxhmentit të TU duke lidhur marrëveshje me një kompani tjetër për bartjen e pasagjerëve në relacionin e lart cekur.
Menaxhmenti i Trafikut Urban pas marrjes së kësaj informate do te merr masa ndëshkuese ndaj këtyre personave me shkëputje të kontratës për përdorim të jashtë ligjshëm të logos së Trafikut Urban në mënyrë të pa autorizuar.
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...
Pëson lëndime të rënda me motor, vdes shtetasi i huaj në Pri...
Aksion policor në Mitrovicë, konfiskohen dy armë zjarr